Nga viktimë në sipërmarrëse, Madi Sharma në Tiranë për të motivuar të rinjtë të kthejnë idetë në biznes

May 18 2016
  • Posted on 18 May 2016
  • Written by  http://www.tiranaobserver.al/nga-viktime-ne-sipermarrese-madi-sharma-ne-tirane-per-te-motivuar-te-rinjte-te-kthejne-idete-ne-biznes/
  • Published in Press
  • Share this
Nga viktimë në sipërmarrëse e suksesshme. Kjo është britanikja Madi Sharma, CEO e Madi Grup, një grup sipërmarrjes ndërkombëtare private dhe sociale si dhe një rrjet OJF-sh.

Madi Sharma e ka nisur nga hiçi, si një grua e dhunuar, e cila la bashkëshortin bashkë me fëmijën dhe pa asnjë kualifikim, arriti të kthehej në një sipërmarrëse të madhe.

Madi është gjithashtu folëse në TEDx dhe shumë evenimente te tjera që kanë në kuadër sipërmarrjen dhe sfidat e saj. Programi Swisscontact SECO EP, i cili ka në fokus mbështetjen dhe forcimin e ekosistemit të start-upeve në Shqipëri mundëson ardhjen e Madi-t në Tiranë nga data 20-24 Maj.

13219798_1408892625794911_908372530_nMadi Sharma do shërbejë si mentore në “Startup Live”, 21-22 Maj, një eveniment ku të rinjtë mblidhen bashkë për të kthyer idetë në projekte konkrete biznesi. Për këtë ata kanë nevojë për këshillat dhe motivimin e e njerëzve me eksperiencë. Madi njihet për motivimin që përcjell, veçanërisht kur u drejtohet femrave që aspirojnë të bëhen sipërmarrëse.

“Arritja ime më e madhe është të merrja në dorë fatin e një prindi të vetëm, siç isha unë, pjesë e një minoriteti etnik, pa asnjë kualifikim e ta bëja atë një model për t’u ndjekur dhe rast studimi botëror. Une e dashuroj atë që bëj e mendoj se orët e ditës nuk mjaftojnë dhe jam krenare që entuziazmi im i frymëzon njerëzit”, thotë Madi Sharma.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Madi do jetë e pranishme në disa evente që kanë në fokus gratë e vajzat dhe studentët.

Ajo do të jetë folëse në “Ditën e gruas sipërmarrëse”, organizuar nga shoqata “A Woman in Power”, në Qendrën Rinore të Tiranës, ku do ju drejtohet atyre që synojnë të jenë sipërmarrëse dhe sipërmarrëseve ekzistuese. Gjithashtu ajo do të marrë pjesë në eventin “Girls Code Fest Marathon” që ka në fokus fuqizimin e rolit te femrave në teknologji, si dhe do të jetë një nga folëset, përsa i përket sipërmarrjes në takimin e studentëve të brezave në Universitetin Luarasi.



Latest news article


Socialinė verslininkė Madi Sharma: gyvenimu nesikeisčiau su niekuo šioje planetoje
Socialinė verslininkė Madi Sharma: gyvenimu nesikeisčiau su niekuo šioje planetoje

Read more
NO EXCUSES. STARTUP ADVICE AND INSPIRATIONAL INSIGHTS WITH MADI SHARMA
NO EXCUSES. STARTUP ADVICE AND INSPIRATIONAL INSIGHTS WITH MADI SHARMA

Read more
Hrbtenica uspeha pravega voditeljstva

Read more
EESC proposes creation of stakeholder Platform to increase women’s employability in transport
EESC proposes creation of stakeholder Platform to increase women’s employability in transport

Read more


  • MAILING LIST SIGN-UP